protesta për lirinë e Haradinajt në Pejë | Foto: KALLXO.com

Protestë nën Shi për Ramush Haradinajn

Edhe pse binte shi në kohën e paralajmëruar për protestë, qindra qytetarë të Pejës protestuan në sheshin qendror të këtij qyteti për lirinë e Ramush Haradinajt.

Si edhe protestat tjera nëpër Kosovë, edhe kjo e sotmja kishte moton “Ramushi është Kosova”.

Nënkryetari i AAK-së Ardian Gjini duke u ndërlidhur me rastin e kafiterisë “Panda” të Pejës në të cilën në vitin 1999 ishin vrarë disa të rinj serbë,ndërsa kanë dalë dyshime se vrasjen mund ta kenë kryer vetë forcat serbe, tha se Ramush Haradinaj po kërkohet nga Serbia për vrasje të fëmijëve.

“Ata kanë ngritur fletëarrestë kundër Ramushit për fëmijët që i kanë vrarë vetë, e kundër atyre që i kanë vrarë fëmijët e vet nuk kanë ngritur kurrfarë fletëarresti,”  tha Gjini

Ai më tutje akuzoi disa shqiptarë se mendojnë për haradinajn njësoj si Serbia.

“Ndryshe është Ramushi sot në Kosovë, e ndryshe janë edhe do shqiptarë që i thojnë kriminel Ramushit, njësoj si në Serbi . Njesoj janë edhe ata në Serbi edhe disa këtu që mendojnë që fitojnë diçka vetë tu ja veshë Ramush Haradinajt,” tha Gjini.

Ndërsa kryetari i degës së AAK-së në Pejë Fatmir Gashi tha se pa Ramushin nuk ka qetësi në Kosovë.

“Të nderuar qytetarë, pa Ramushin nuk është e qetë as Peja as Kosova, nuk është i qetë gjaku i dëshmorëve që ranë për lirinë e Kosovës. Kosova e do këtu Ramushin,” tha Gashi.

Përkrahje Haradinajt i erdhi edhe nga banorët e Rugovës dhe nga Tropoja e Shqipërisë.

Peja protestoi për Ramush Haradinajn pikërisht në njëmujorin e ndalimit të tij nga autoritet franceze për shkak të një fletarrestimi të vitit 2004 të lëshuar nga Serbia nëpërmjet INTERPOL-it.

http://kallxo.com/arrestohet-ne-france-ramush-haradinaj/

Haradinaj u lirua të mbrohej në liri më 12 janar të këtij viti, por ai do të qëndrojëe në Francë derisa ky shtet të vendosë në lidhje me kërkesën e Serbisë për ekstradim të ish-komandantit të UÇK-së.

http://kallxo.com/arrestohet-ne-france-ramush-haradinaj/

Për lëndën ekstraduese të Haradinajt gjykata franceze pritet të vendosë më 9 shkurt.

http://kallxo.com/9-shkurt-shqyrtohet-ekstradimi-haradinajt/