Foto: Kallxo.com

Prokuroria kërkon që  UNMIK t’ia heqë imunitetin shtetasit rus të arrestuar në barrikadën e Zubin Potokut

Prokuroria në Mitorvicës ka kërkuar nga UNMIK që t’ia heqë imunitetin shtetasit rus, punëtor i këtij misioni, i cili u arrestua dje në rrugën drejt Zubin Potokut duke mbrojtur një barrikadë të vendosur nga serbët në përpjekje për ta penguar operacionin e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës.

Mihail Aleksandroviq i lindur në Moskë të Rusisë është punëtor i Misionit të Kombeve të Bashkuar në Kosovë (UNMIK).

Prokuroria e Mitrovicës ka filluar hetimet ndaj të dyshuarit Aleksandroviq dhe shtatë personave tjerë nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale ‘pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” si dhe “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

Sipas kësaj kërkese të prokurorisë e cila i është drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, kërkohet heqja e imuniteti për shtetasin rus pasi që ndaj tij kanë filluar hetimet për kryerjen e dy veprave penale.

Foto: Kallxo.com

“Për më tepër, në kuadër të kompetnacave dhe përgjegjësive tona të caktuara me ligj, përmes kësaj shkrese dëshirojmë që përmes jush të sigurojmë autoritetet komepntente të UNMIK-ut se të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutë dhe Ligj në Kosovë do të repsektohen ndaj z. Aleksandroviq duke e përfshirë parimin e gjykimit të drejtë, të paanshëm dhe në kohë të arsyshme”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë së Mitrovicës.

KALLXO.com dje ka publikuar fotografi ekskluzive nga momenti i arrestimit të këtij shtetasi rus.

https://kallxo.com/foto-momenti-i-arrestimit-te-shtetasit-rus-ne-veri-te-kosoves/