Ilustrim

Prizren, vdes një person, pasi u lëndua në vendin e punës

Polica e Kosovës ka bërë të ditur se një person, në rrethana të panjohura  është lënduar në vendin e tij të punës dhe më pas ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, pasditen e djeshme.

PK njofton se viktima pasi lëndimit, fillimisht është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Spitalore Rajonale në Prizren e më pas edhe në QKUK-ë, ku edhe ka ndërruar jetë. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore.

Me vendimin e prokurorit rasti iniciohet dhe mbetet të hetohet.