Ilustrim

Prizren: Godet këmbësorin me veturë, largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Joni “ në Prizren ku një automjet me tabela vendore dhe vozitës të pa njohur, pasi që kishte aksidentuar këmbësorin ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se viktima është dërguar nga familjarët për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, ku më pas ishte liruar.

Me vendim të prokurorit, ky rast është iniciuar dhe janë hapur hetime.