Ilustrim

Prizren, arrestohet një person me 30 kilogramë marihuanë

30 kilogramë me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë janë konfiskuar mbrëmë në fshatin Landovicë të Prizrenit.

Sipas njoftimit të policisë, mbrëmë është arrestuar edhe një person i dyshuar, shtetas i Shqipërisë, tek i cili gjatë kontrollimit të veturës së tij është gjetur dhe konfiskuar substanca e dyshuar narkotike prej 30 kilogramëve.

Me vendim të prokurorit vetura dhe 300 euro para të gatshme janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.