Arkiv

Prishtinë, kapen tre të rinj me 18 qese marihuanë

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar tre të dyshuar (njëri i mitur) të cilët gjatë legjitimimit dhe kontrollimit u janë gjetur dhe konfiskuar në total 18 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha”,  Prishtinë

Të dyshuarit pas intervistimit me vendimin  e prokurorit, lirohen, kurse rasti  iniciohet dhe mbetet të hetohet.