Ilustrim

Prishtinë - I dyshuari therë me thikë tre persona

Tre persona kanë pësuar lëndime pasi janë sulmuar me thikë nga një i dyshuar në Prishtinë. Viktimat sipas Policisë kanë pranuar ndihmë mjekësorë dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili pas një mosmarrëveshje i kishte therë me thikë tre viktima meshkuj K/Shqiptar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor dhe gjendja e tyre sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë e cila dyshohet se ishte përdorur në rast, dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.