Presidenti thotë se Veseli është viktimë në aferën e fajdeve
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është deklaruar rreth aferës për fajde ku u përmend edhe emri i Kryeparlamentarit, Kadri Veseli.
Ai tha se Veseli është vetëm viktimë në këtë rast.
“Drejtësia duhet ta kryejë punën e vet”, deklaroi ai para mediave.
“Jam i tmerruar me mashtrime dhe përgjime dhe keqpërdorimet e emrave publikë tash e një kohë të gjatë së fundmi edhe me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli. Ai shquhet edhe për pastërtinë e tij dhe për moralin dhe etikën e tij të punës dhe hetuesia duhet ta kryej punën e vet sepse tekefundit, po shihet që ai veç është një viktimë e këtij maskarallëku maskarallëkut”, deklaroi pas përfundimit të Akademisë Përkujtimore në nderim të heroit, Abdullah Tahirit.
Ditë më parë në media u shfaq një video ku shiheshin disa persona duke numëruar para.
https://kallxo.com/paraburgim-per-grupin-e-ismet-osmanit-currit/
Njëri ndër personat që u shfaq në pamje ishte edhe Rrahim Hashimi.
Rrahim Hashimi ishte njëri nga të arrestuarit për fajde, mashtrim dhe detyrim, por ai u lirua për shkak se vepra penale për të cilin dyshohej ishte vjetërsuar sepse pretendohet se është kryer në vitin 2012.
Rrahim Hashimi u arrestua bashkë me Ismet Osmanin, I njohur si “Curri”, dhe tre të dyshuarit e tjerë Adil Thaqi, Mentor Maqani dhe Ilir Bojku.
KALLXO.com raportoi në vazhdimësi për aferën e fajdeve.
https://kallxo.com/arrestohen-pese-persona-per-perfshirje-ne-vepra-penale-fajde/