Presidenti Hashim Thaçi | Foto; ZKM

Presidenti Thaçi Konferencë pas Takimit në Bruksel

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi sot pritet të mbajë konferencë për media pas kthimit nga Brukseli ku vazhdoi mbrëmë dialogu i nivelit të lartë Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE-ja.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra për Informim e Presidencës së Kosovës.

“ Ju njoftojmë se sot (25 janar), në orën 16:30 Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi pas kthimit nga Brukseli do të mbajë konferencë për gazetarë,” thuhet në njoftim.

Takimi i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministrit Isa Mustafa me homologët e tyre serbë, Tomislav Nikoliq e Aleksandar Vuçiq është takimi i parë i një niveli kaq të lartë për Kosovën në Bruksel.

http://kallxo.com/nis-takimi-nivelit-te-larte-ne-bruksel/

Po ashtu ky është takimi i parë që kur raportet e Kosovës me Serbinë u tensionuan si pasojë e një treni me simbole nacionaliste serbe që u nis nga Beogradi drejt Mitrovicës së Veriut, por u ndalua të hyjë në territorin e Kosovës.

http://kallxo.com/serbia-nis-trenin-drejt-mitrovices/