Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, Foto: Agim Bahtiri/Facebook

Presidenti Thaçi komenton vizitën e Agim Bahtirit në Ujman

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se lëvizja në veri të Kosovës është e sigurt për çdo qytetar të Republikës së Kosovës.

“Kushdo mund të lëvizë lirshëm në veri të Kosovës, pa problem sepse lëvizja e qytetarëve është e garantuar”, tha Thaçi duke shtuar se  qytetarët e vendit mund të lëvizin lirshëm edhe pa sigurinë e policëve.

Ai njëkohësisht shprehu gatishmërinë të shkojë prapë në veri.

Presidenti Thaçi gjithashtu komentoi edhe vizitën e kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtirit në Liqenin e Ujmanit të cilën ai e realizoi më 7 tetor të këtij viti.

Thaçi tha se Bahtirit nuk i doli ajo çka e mendoi.

“Ishte edhe vizita e Bahtirit, shkoi u kthy megjithëse ishte një imitim i zbehtë por çka ndodhi shkoi u kthy… nuk e besoj që ka dashtë me më imitu mua po nuk i doli ajo çka e mendoi”, deklaroi sonte Presidenti Thaçi në KTV.

https://kallxo.com/agim-bahtiri-viziton-ujmanin-pa-policine-e-kosoves/

Kujtojmë se i pari i vendit vizitoi Liqenin e Ujmanit më 29 shtator të këtij viti vizitë të cilën e cilësoi si normale siç ka thënë ai në mrekullitë e Kosovës./21Media