Premiera e baletit ‘O. Taka’ me koreografi të Sinan Kajtazit jepet sot

Baleti Kombëtar i Kosovës do të shfaq sot, e enjte 6 dhjetor 2018, në mbrëmje duke filluar nga ora 20:00 premierën e baletit ‘O. Taka”.

Koreografia, libreto dhe muzika e shfaqje “O. Taka” është bërë nga Sinan Kajtazi, balerinë në BKK, ndërsa interpreton trupa e baletit e këtij institucioni.

Shfaqja “O. Taka” ose ndryshme ‘Osman Taka”, e Kajtazi vjen si inspirim nga veprimi fisnik Osman Takën luftëtarit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i cili pak para se të varej nga Osmanët kërkojë që të interpretonte vallen e shpirtit të tij, gjë që edhe i fali jetën.

Shfaqja është edhe një dhuratë e stafit të BKK së për drejtoni e BKK-së, Ahmeti Brahimaj, i cili këtë muaj feston 65 vjetorin.

Pasi siç janë shprehur anëtar të trupës së baletit, Brahimaj, është me meritori për ngritjen në këmbë të BKK-së, me çka tashmë Kosova ka një institucion elitar kulturor mjaft të qëndrueshme të sikurse Baleti Kombëtar.