Pamje nga Suhareka | Foto: KALLXO.com

Politikanët Ndihmojnë Pastrimin e Suharekës

“Let’s Do It Kosova” bashkë me “Kawa Group” do të zhvillojnë sot një aksion pastrimi në Suharekë.

Sipas njoftimit të Let’s Do It Kosova, në aksionin e pastrimit pritet të marrin pjesë kandidatët e balotazhit për këtë komunë Sali Asllanaj nga LDK dhe Bali Muharremaj nga AAK.

Ftesë për dalje në aksionin e pastrimit, organizata i ka dërguar edhe ministres së Ambientit Albena Reshitaj.

Aksioni i pastrimit do të nisë te Ura e Madhe në këtë komunë me pastrimin e shtatit të lumit, për të vazhduar më pas në Qafë të Duhlës.

Sipas njoftimit të Let’s Do It Kosova, kompania Kawa Group do të sigurojë makinerinë për pastrim.

Let’s Do It Kosova fton edhe qytetarët t’i bashkohen aksionit të pastrimit.

Më 28 tetor KALLXO.com shkroi për një aksion tjetër pastrimi të Let’s Do It Kosovës.