Arkiv...

Policia u konfiskon mariuhanë 4 personave te Lokalet e 'Lesnës', në Prishtinë

Dje në lagjen “Ulpiana” te Lokalet e “Lesnës”, në Prishtinë, Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Sipas njoftimit të policisë personi i parë i dyshuar është mashkull tek i cili gjatë kontrollimit nga polica në trup i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 1.1 gr.

Gjithashtu gjatë kontrollimit është arrestuar një mashkull tjetër të cilit në trup i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Personit tjetër mashkull iu është gjetur dhe konfiskuar një cigare e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë.si dhe tek personi i fundit mashkull është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë 0.4 gr. dhe narkotikë tjetër pluhur e llojit të panjohur në peshë 02 gr.

Të gjithë të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit me vendimin e prokurorit.