Policia Shqiptare në zonën e përmbytur - Foto: Video / Policia Shqiptare
Policia Merr Masa Pas Bllokimit nga Uji të Autostradës Tiranë- Durrës
30.11.2017 - 19:16
Në autostradën Tiranë -Durrës, përballë pompës së karburanteve “Kastrati” është bllokuar qarkullimi i mjeteve, pasi niveli i ujit në karrexhatë ka arritur mbi 0,75 metra.
Policia Rrugore ka marrë masa duke devijuar qarkullimin e mjeteve në rrugën dytësore përballë me pompën.
Policia Rrugore ka dërguar përforcime me patrulla shtesë.
Për të shmangur rreziqet për jetën, Policia kërkon rritjen rritjen e kujdesit në rrugë gjatë drejtimit të automjetit dhe të respektohen këshillat dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë.
KALLXO.com raportoi se për shkak të reshjeve të dendura të shiut janë bllokuar disa rrugë dhe ka shembje dheu në “Rrugën e Kombit”.