ILUSTRIM - Polic i Kosovës- foto: Fatrion Ibrahimi -KALLXO

Policia fton kandidatët t’i nënshtrohen testit psikologjik

Policia e Kosovës ka njoftuar kandidatët të cilët po marrin pjesë në konkursin për tu bërë pjesëtarë të Policisë së Kosovës se nga data 26 nëntor deri më 19 dhjetor do të mbahet testi psikologjik.

Policia ka njoftuar se kandidatet e ftuar për test psikologjik duhet të paraqiten me datën e caktuar në orar nga ora 08:30 në Klinikën e autorizuar të Policisë së Kosovës, e cila gjendet në Veternik, rruga magjistrale për Ferizaj.

Tutje në njoftimin e Policisë thuhet se kandidatët duhet të kenë me vete letërnjoftimin ose pasaportën valide dhe një laps kimik.

“Vetëm kandidatët që përfundojnë me sukses testimin psikologjik do të informohen në të njëjtën ditë nga zyrtari përgjegjës për datën dhe kohën e mbajtjes së kontrollit mjekësor”, njofton Policia.

Policia tutje ka njoftuar se përparësi në këtë testim do të ketë gjinia femërore.

“Masat e veçanta që do të ndërmerr Policia e Kosovës do të zbatohen në procedurën e rekrutimit dhe punësimit në Policinë e Kosovës, në mënyrë që gjatë procesit të rekrutimit të zyrtarëve policorë nga të gjithë ata kandidatë që do të plotësojnë kushtet dhe kalojnë pragun e kalueshmërisë, 70% përparësi do të këtë gjinia femërore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të bashkangjitur gjeni listën e kandidatëve të cilat do të marrin pjesë në testin psikologjik:

http://www.kosovopolice.com/…/LISTA_PER_TEST_PSIKOLOGJIK.pdf