Ilustrim

Policia fton kandidatët për policë t'i nënshtrohen testit psikologjik, publikohet lista

Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook u ka bërë ftesë kandidatëve për policë për testin psikologjik.

Në njoftimin e Policisë thuhet se testi psikologjik vazhdon sipas orarit në listën e bashkëngjitur.

“Kandidatët e ftuar për test psikologjik duhet të paraqiten me datën e caktuar në orar duke filluar nga data 09.11.2020 nga ora 12:00 në Drejtoria Qendrore e QKUK-së , Objekti i Ambulancave Specijalistike, përball Klinikës së Neurologjisë në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të Policisë, kandidatët me vete në ditën e testimit duhet të kenë letërnjoftim ose pasaportë valide dhe një laps.

“Vetëm kandidatët që përfundojnë me sukses testimin psikologjik do të informohen të njëjtën ditë nga zyrtari përgjegjës për datën dhe kohën e mbajtjes së kontrollimit mjekësorë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Bashkëngjitur e gjeni listën e kandidatëve për datën e mbajtjes së testimit psikologjik.

 

Policia e Kosovës kishte hapur konkursin për pranimin e pjesëtarëve të rinj më 16 prill 2018.

Deri të premtën publikohen rezultatet nga konkursi i policisë