Ilustrim

Policia Flet Për Kombajnat në Autostradë

Në një njoftim bashkë me raportin e përditshëm, policia tregon se ditët e fundit ka vërejtur lëvizje të mjeteve për korrje- shirje në autostradë.

“Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave në disa raste gjatë natës dhe ditën ka identifikuar që mjetet për korrje-shirje( kombaja) kanë qarkulluar nëpër autostradat e vendit, veprim ky që perveç që është i ndaluar rrezikon edhe jetët e pjesmarrësve tjerë në autostradë duke pasur parasysh edhe shpejtësinë e madhe të zhvilluar nëpër këto rrugë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia më tutje bën me dije se po ndëshkon kombajnerët që ia mësyjnë autostradës.

“Policia apelon tek të gjithë që t’u shmangen veprimeve të tilla të qarkullimit nëpër autostradë me mjete për korrje-shirje (kombaja) sepse kjo rrezikon sigurinë në trafik, megjithëse masa ligjore ndëshkuese janë duke u ndermarrë në vazhdimësi”, vijon më tutje njoftimi.

Policia tregoi se përveç ndëshkime po punon edhe në vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafik që këto gjëra të mos ndodhin.

Nga aksidentet nëpër rrugët e Kosovës për dy vjet e pesë muaj vdiqën 277 persona.

http://kallxo.com/per-dy-vjet-e-gjysme-277-te-vdekur-ne-aksidente/