Ilustrim- "Kallashnikov" i sekuestruar - Foto: Policia e Kosovës

Policia e Prizrenit Sekuestron Tri Armë

Policia e Rajonit të Prizrenit ka njoftuar se në vazhdën e aktiviteteve policore për parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprave penale, ka sekuestruar tri armë ilegale në rajonin e Hasit.

Sipas një njoftimi të Policisë, më 6 mars është sekuestruar një “Kallashnikov” në fshatin Kushnin.

Zbulimit i ka ndihmuar Laboratori i Forenzikës i Kosovës, i cili ka konstatuar se disa gëzhoja që ishin dërguar në ekspertizë balistike nga Policia ishin të shkrehura nga dy armë automatike dhe jo vetëm nga njëra armë që ishte sekuestruar ditë më parë.

Pas ballafaqimit me provat, i dyshuari ka treguar se e posedon edhe një “Kallashnikov” pa fishekë.

Ndërkaq, sot në fshatin Gjonaj hetuesit rajonalë i kanë sekuestruar dy pistoleta: njëra e llojit “Crvena Zastava” dhe tjetra “Ekol”.

Pas inicimet të rasteve, të dyshuarit janë liruar ndërsa kallëzimet penale dhe provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë së shtetit për procedura të mëtejme.