Sekuestrohen një armë zjarri dhe municion në Sllatinë

Zyrtarët e stacionit policor të Fushë-Kosovës gjatë një bastisjeje në një shtëpi në fshatin Sllatinë kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë-automatike dhe 3 fishekë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e stacionit policor të Fushë Kosovës, sot rreth orës 16:30, kanë kryer një operacion bastisje në një shtëpi në fshatin Sllatinë në Fushë Kosovë, ku kanë arritur që të gjejnë dhe të sekuestrojnë: një pushkë gjysmëautomatike (e modifikuar) dhe 3 fishekë”, ka thënë Ahmeti.

Tutje Ahmeti potencoi se ndaj personit të dyshuar është inicuar rast për armëmbajtje pa leje dhe i njëjti është proceduar më tej, sipas rekomandimit të prokurorit të shtetit.