Ilustrim

10 të ndaluar për armë, sekuestrohen nëntë armë zjarri dhe dy thika

Gjatë tri ditëve të fundit nga zyrtarët policorë  të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës  për armëmbajtje pa leje, janë shoqëruar në stacion dhjetë persona dhe janë sekuestruar nëntë armë zjarri dhe dy armë të ftohta thika.

Sekuestrimi i armëve ka ndodhur në raste dhe lokacione të ndryshme.

“Personat e dyshuar pas intervistimit janë proceduar më tej, konform vendimeve të prokurorit të shtetit. Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, konform kompetencave dhe autorizimeve ligjore është e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë,  rendit dhe qetësisë publike” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.