Sekuestrimi i armëve nga Policia/ FOTO: Policia e Kosovës/ Facebook.

Policia sekuestron dy armë zjarri dhe tri thika në rajonin e Prishtinës - FOTO

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të fundit nga zyrtarët policorë janë shoqëruar në stacion pesë persona dhe janë sekuestruar dy armë zjarri dhe tri thika.

Sipas Policisë, sekuestrimi i armëve është kryer në pesë lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës.

“Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, njëri nga personat e dyshuar është dërguar në mbajtje ndërsa të tjetët, janë liruar në procedurë të rregullt” – bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sekuestrimi i armëve nga Policia. FOTO: Policia e Kosovës/ Facebook.
FOTO: Policia e Kosovës/ Facebook.
FOTO: Policia e Kosovës/ Facebook.
FOTO: Policia e Kosovës/ Facebook.
FOTO: Policia e Kosovës/ Facebook.