Foto: Kallxo.com

Po Intervistohen Dy të Arrestuarit Para Rektoratit

Një pjesëtar i personelit të sigurimit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës dhe Kryetari i një organizate studentore janë duke u intervistuar në polici, pasi u shoqëruan në polici për shkak të një incidenti gjatë një proteste që ndodhi sot para rektoratit.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha për KALLXO.com se dy të arrestuarit janë duke u intervistuar dhe policia është duke u marrë me rastin.

“Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor qendra në Prishtinë. Janë duke u intervistuar dhe konfrm rregullave do të vendosim në lidhje me ta. Jemi duke u marrë me rastin ende”, tha Ahmeti për KALLXO.com.

Gjatë ditës së sotme pati një protestë para rektoratit të UP-së, ku pati edhe incidente.

Deri sa tentoi të shkruajë me sprej në murin e rektoratit në shenjë pakënaqësie, kryetari i një organizate studentore, Mexhid Ramusa, pati mosmarrëveshje me një pjesëtar të sigurimit të rektoratit.

Këta dy të fundit u arrestuan nga policia.

http://kallxo.com/foto-pjesetari-i-sigurimit-te-up-se-shoqerohet-ne-polici/

http://kallxo.com/video-arrestohet-kryetari-i-nje-organizate-studentore/