Foto:Facebook

Përmbledhje nga dita e parë e vizitës së Vuçiqit në Kosovë

Hidrocentrali Ujman, ishte pika ku presidenti serb, Aleksandër Vuçiq fillimisht nuk posedonte leje për ta vizituar në vizitën dy ditëshe në Kosovë.

Deri në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, MPJ i kishte lejuar të gjitha vizitat që i kishte paraparë Vuçiq, vetëm atë të Ujmanit jo.

KALLXO.com vazhdimisht kishte raportuar në lidhje me lejen e MPJ-së, për presidentin serb.

Pavarësisht se nuk kishte leje për ta vizituar Ujmanin ose siç e quajnë serbët liqenin e “Gazivodës”, presidenti serb kishte thënë se nëse vije në Kosovë ai do të shkojë në Ujman.

KALLXO.com kishte kontaktuar me Ministrin e MPJ-së, Behgjet Pacolli i cili vazhdimisht kishte thënë se Vuçiq nuk ka leje për vizitën në Ujman pavarësisht se ai insiston.

Mbrëmjen e kaluar, Vuçiq doli para gazetarëve dhe tha se ai do të vij në Kosovë dhe se do të vizitoj Ujmanin.

MPJ për KALLXO.com, mbrëmë tha se si pasojë e presioneve të aleatëve të BE-së, është dashur t’i jap leje Vuçiqit për të vizituar Ujmanin.

Agjenda e Vuçiq ishte publikuar, Policia e Mbrojtja e Afërt po vëzhgonin për sigurinë e presidentit serb Vuçiq.

Siguria ishte shtuar në të gjitha pjesët në lidhje me vizitën e Vuçiqit.

Me të mbërritur në Bërnjak, ekipi i KALLXO.com, raportoi se Vuçiq kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.

https://kallxo.com/vuciq-hyn-ne-kosove/

https://kallxo.com/masa-te-rrepta-te-sigurise-ne-veri-policia-ne-cdo-cep-te-rruges/

Me të hyrë në Kosovë, pak para se të niste konferencën para gazetarëve të cilët ishin të shumtë në numër, Vuçiq ndaloi për një kafe në afërsi të liqenit të Ujmanit.

https://kallxo.com/vuciq-ndalon-per-kafe-ne-ujman/

Ai më pas ka thënë se ndihet mirë që është në Kosovë.

https://kallxo.com/vuciq-po-ndihem-mrekullueshem-ne-kosove/

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në konferencën e tij për gazetarë të cilën e mbajti në liqenin e Ujmanit deklaroi se duhet të ruhet stabiliteti dhe t`i përmirësojnë raportet me shqiptarët.

Presidenti i Serbisë foli edhe për integritetin territorial të Kosovës, ku e citoi kacelaren e Gjermanisë Angela Merkel, e cila është kundër lëvizjes së kufijve në Ballkan.

“Nëse Angela Merkel flet për pacenueshmërinë e integritetit territorial të Kosovës, kush jemi ne të themi ndryshe!”, ka thënë Vuçiq.

“Duhet të ruajmë paqen pasi kjo gjendje do të vazhdojë gjatë, andaj duhet të shikojmë të ardhme pasi kufijt do të jenë më pak të rëndësishëm në Evropë”, deklaroi Vuçiq.

https://kallxo.com/vuciq-ne-nje-linje-me-angela-merkelin-per-ndryshimin-e-kufijve/

Ai më pas tha se askush nuk ka të drejtë t`iu quaj “hajna të energjisë elektrike” serbët në veri të vendit, pasi që sipas ti Serbia ka investuar miliona në Gazivodë dhe në pjesë tjera të veriut.

Ai ka thënë se nuk do të lejojnë deklaratat se serbët po e vjedhin rrymën.

“Serbia ka investuar miliona për punët që po behën në këtë pjesë dhe nuk do të lejojmë që të na thonë se po vjedhim rrymën pasi serbet se paguajnë”, tha Vuçiq.

https://kallxo.com/vuciq-askush-ska-te-drejte-tu-thote-serbeve-se-po-e-vjedhin-rrymen/

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq lidhur me arsyet e anulimit nga ana e tij të takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dje në Bruksel, ka deklaruar se ai nuk e ka përulur askë.

Vuçiq tha se në Bruksel nuk ka shkuar që ta përulë presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Sipas tij kur dikush sillet në mënyrë jo-civilizuese atëherë ai e përulë vetëm veten e tij.

“Nuk e kam përulur Hashim Thaçin, nuk kam shku ta përul dikë. Ata munden veten ta ulin kur sillen jo-civilzueshëm dhe jo mirë. Atë e ka bërë dikush tjetër që i ka përmend vajzat dhe djemtë e dikujt tjetër, ai e ka përulur veten jo ne”, ka deklaruar presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Kujtojmë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se “ka mbetur që vetëm edhe djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit”.

Pas hyrjes së Vuçiq në Kosovë, Kryeminsitri Ramush Haradinaj ka shkruar se Kosova është vend mik dhe mikpritës, ndërsa ka shtuar se askush nuk mund të thyej parimet e saj.

Pas konferencës në Ujman, Vuçiq u nis për në Leshak.

Rreth një mijë qytetarë në Leshak kanë dalë për ta pritur presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq i cili po qëndron në Republikën e Kosovës për një vizitë dy ditore.

https://kallxo.com/serbet-ne-leshak-presin-arritjen-e-presidentit-te-serbise-aleskander-vuciq/

Presidenti serb Vuçiq, në fshatin Leshak deklaroi se shteti i Serbisë do të vazhdojë me investime në mënyrë që qytetarëve t`u mundësohet qëndrim afatgjatë në vendbanimet e tyre.

Ai ua ka premtuar atyre se do të investojnë në Trepçë dhe në hapjen e fabrikës së baterive.

https://kallxo.com/vuciq-flet-per-investime-milioneshe-ne-trepce/

Vuçiq vetëm se po shkonte prej vizitës në vizitë.

Zyrtarë të institucioneve të Kosovës, reaguan në lidhje me vizitën e Vuçiqit në Kosovë.

Disa e quajtën vizitën më të rrëzikshme se treni, e dikush e krahasoi vizitën e Vuçiqit me atë të Millosheviqit në Gazimestan.

Ish-kryetari i Kuvendit të kosovës Jakup Krasniqi ka thënë se vizita e presidentit serb në Kosovë, Aleksandër Vuçiq nuk duhet të ndodhte dhe se është jashtë protokollit.

Këto deklarata, Krasniqi i ka bërë përnes një postimi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”.

Ai ka shtuar se ardhja e Vuçiqit në Kosovë është më e rrezikshme se treni nacionalist i disa viteve më parë.

https://kallxo.com/krasniqi-vizita-e-vuciqit-me-e-rrezikshme-se-treni/

Pas vizitës në Leshak, ai vizitoi Leposaviqin.

Presidenti Serbisë Aleksandër Vuçiq kishte arritur në sallën e sporteve në Leposaviq. Aty ai vizitoi panairin me produkte vendore dhe ato me veshje tradicionale.

Përveç qytetarëve të cilët kanë dalë ta presin presidentin Vuçiq, siç raportoi ekipi i KALLXO.com prezent ishin edhe liderët politik serb që janë pjesë e Qeverisë së Kosovës dhe kryetarët e komunave veriore.

Presidenti i serb Aleksandër Vuçiq, i ka lutur biznesmenët e Serbisë qendrore për të shqyrtuar mundësitë për investim në bizneset e serbëve të Kosovës.

Vuçiq këtë deklaratë e ka dhënë para të pranishmëve në sallën e sporteve në Leposaviq, ku po marrin pjesë edhe ministra të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kryetarë të komunave veriore.

“Investoni edhe në ambientet shqiptare në Kosovë, bëni para” kështu ka deklaruar Vuçiq para të pranishmëve, ku u prezantuar edhe një panair i bizneseve në Leposaviq.

https://kallxo.com/ne-pritje-te-vuciqit-ne-leposaviq-edhe-lideret-serbe-te-veriut-e-ministra-te-qeverise-haradinaj/

Zëvëndëskryeministri, Enver Hoxhaj me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka përsëritur se vizita e presidentit serb në Kosovë, Aleksandër Vuçiq është e rrezikshme.

“E përsëris: Vuçiq në Gazivodë është njëjtë sikur Millosheviq në Gazimestan në vitin 1989! Pamjet nga atje janë pamje të turpit dhe shovinizmit. Kjo është një dëshmi se Shërbimi i Jashtëm i BE-së po promovon politika anti-europiane në Ballkan. Unë kam qenë kundër vizitës së tij në Gazivodë dhe edhe më tej e kundërshtoj fuqishëm”, shkroi Hoxhaj.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i quajti të papranueshme deklarimet e presidentit serb Aleksandër Vuçiq për resurset natyrore të Kosovës në vizitën e sotme.

Mustafa tha se edhe përkundër deklaratave rrahagjokse të bartësve  të institucioneve të Kosovës, presidenti  i Serbisë Aleksandër Vuçiq po e viziton veriun e Kosovës sipas agjendës së tij.

Agjenda e Vuçiq do të vazhdoj nesër në mëngjes.

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, të dielën, Vuçiq, në ora 08:00 viziton Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë,

Në ora 08:30 do të qëndrojë sërish në Zveçan,

Në ora 09:15 do ta vizitojë fshatin Banjë,

Në ora 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë, dhe

Në ora 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje.