Ilustrim

Përleshje me thika në Vushtrri, arrestohen dy të dyshuar

Dy persona të dyshuar janë arrestuar pasditen e djeshme në Vushtrri.

Siç njofton Policia, të njëjtit janë arrestuar nën dyshimet se kanë kryer veprën penale ‘vrasje në tentativë’.

“Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Pandeli Sotiri ’ në Vushtrri,  ku sipas të dhënave të para dhe deklaratave të siguruara bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshje të çastit ndërmjet të përfshirëve në rast, nga një mjet i mprehtë (thikë) i lënduar ka mbetur viktima m/sh/kosovar, i cili ka kërkuar tretman mjekësor në spitalin e qytetit të Vushtrrisë”, njofton Policia.

Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale siç bën të ditur policia është gjetur dhe është konfiskuar një thikë.

“Pas procedurave intervistuese me aktvendim të prokurorit të rastit, njërit nga të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet për rastin janë duke u zhvilluar për veprën penale ‘vrasje në tentativë’ dhe ‘pjesëmarrje në rrahje’”, përfundon njoftimi.