Foto: Ilustrim

Përfshihet nga zjarri shkolla në Koliq të Prishtinës

Një shkollë në fshatin Koliq të Komunës së Prishtinës është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së sotme.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziri, tha për KALLXO.com se nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 12:30 kemi marrë informatën për një rast zjarri në fshatin Koliq të Komunës së Prishtinës, saktësisht në një shkollë. Menjëherë pas marrjes së informacioneve njësitet policore dhe zjarrfikësit janë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar. Në këtë rast janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha Ahmeti – Haziraj për KALLXO.com.