Ilustrim: Drogë e konfiskuar - Foto: Policia e Kosovës

Pejë, në banesë i gjenden mbi 7 kilogramë drogë

Policia e Pejës e ka arrestuar një person për posedim të narkotikëve.

Sipas një njoftimi të Policisë, sot gjatë ditës, në vazhdën e hetimeve lidhur me rastin lëndim i lehtë trupor, Njësia e Hetimeve ka siguruar informacionin se i dyshuari ka substanca narkotike.

Pasi kanë marrë urdhrin nga Gjykata e Pejës, hetuesit kanë bastisur banesën e të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 7 kilogramë e 101.6 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit shtetit ndalohet për 48 orë për të vazhduar me procedura ter mëtutjeshme.