Shteti i Sierra Leone shpall emergjencë kombëtare pas rritjes së madhe të përdorimit të drogës sintetike vdekjeprurëse

Presidenti i Sierra Leones, Julius Maada Bio ka shpallur një emergjencë kombëtare pas rritjes enorme të numrit të përdoresve të drogës sintetike e njohur si “kush”, raporton Reuters.

Maada u kishte bër thirrje qeverisë së tij për të luftuar përdorimin e kësaj droge të lirë e vdekjeprurëse.

Përzierja e marihuanës, tentanilit dhe tramadolit ka shkaktuar qindra vdekje dhe dëmtime psiqike të shumë përdoruesve që kur u shfaq për herë të parë në Sierra Leone rreth katër vjet më parë, sipas qeverisë.

Nuk ka shifra zyrtare për numrin e saktë të vdekjeve.

Çmimi i ulët i “Kush” e bën atë të qasshme për të rinjtë e zhgënjyer dhe të papunë në Sierra Leone, ku rreth një e katërta e popullsisë jeton në varfëri.

Droga gjendet gjithashtu në shtetin fqinj të Afrikës Perëndimore të Liberisë./Reuters/

Përgatiti: Mediana Halili