Ilustrim

Dyshohet se në gjendje të droguar sulmoi policin, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Polica e Kosovës ka arrestuar një person që dyshohet se ka qenë në gjendje të droguar e cili dyshohet po ashtu ka sulmuar një zyrtar policor në Prishtinë.

Nga i dyshuari, policia ka konfiskuar një sasi të dyshuar të lëndëve narkotike.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të droguar ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor. Viktima ka pranuar tretman mjekësor” – thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.