Konferenca e PDK-së

PDK: Ta Votojmë Demarkacionin, Mos t'i Dëgjojmë Fjalimet e 3 Viteve të Fundit

Partia Demokratike e Kosovës përmes një konference për media ka kërkuar nga partitë politike në Kosovës që të bashkëpunojnë në mënyrë që ta ratifikojnë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Nënkryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj tha se për tre vite rresht kanë dëgjuar për argumentet e dyja palëve, për faktet, perceptimet e opinionet për marrëveshjen, andaj sipas tij “nuk ka më nevojë Kosova t’i dëgjojë narracionet që i kemi dëgjuar 3 vitet e fundit”.

“Kemi diskutuar gjatë për atë çka ka ndodhë dje dhe për atë se çfarë s’ka ndodhur dje. Ne jemi të shqetësuar që s’ka pasur vullnet të plotë politik të partive shqiptare, për të mbushur një nevojë bazike të qytetarëve, për lëvizjes në vendet e bashkimit europian”, tha Hoxhaj.

Ai pret që javën e ardhshme çështja e Demarkacionit të përfundojë duke u votuar marrëveshja në Kuvendin e Kosovës.

“Bashkimi Europian këto 2-3 vitet e fundit nuk ka tregu vullnet politik me mbështet edhe aq shumë Kosovën, prandaj ne e ftojmë çdo subjekt politik të jetë racional, që t’i tejkalojmë dallimet, të jemi unikë dhe që javën e ardhshme ta përmbyllim këtë temë me një votë të qartë në Kuvendin e Kosovës. Situata e djeshme në Kuvend është e papranueshme dhe ne nuk duam që të përsëritet”, tha Hoxhaj.

Në këtë mbledhje të brendshme të Kryesisë së PDK-së janë shpallur zgjedhjet e brendshme të kësaj partie.

http://kallxo.com/pdk-nis-zgjedhet-e-reja/