Paraburgim të Dyshuarit të Tetë në Rastin Syla

Vujoviq është arrestuar më 1 maj në lidhje me dyshimet për rastin e pronave.

Lajmin e bëri të ditur me anë të një komunikate zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës Mirlinda Gashi.

“Një gjyqtar kujdestar i EULEX-it caktoi masën e paraburgimit prej 1(një) muaji të pandehurit Lj.V, i përfshirë në rastin e shtatë të pandehurve të tjerë  të cilëve  u është caktuar paraburgimi  javën e kaluar,” thuhet në komunikatë.

“I pandehuri është arrestuar më 1 maj 2016 dhe është sjellë para një gjyqtari kujdestar të EULEX-it më 2 maj 2016,” shpjegon komunikata.

Vujoviq është njëri nga të dyshuarit e tjetërsimit të pronave në Çagllavicë e Prishtinë, për të cilat dyshime paraburgimi i është caktuar edhe deputetit Azem Syla.

http://kallxo.com/azem-syla-dergohet-ne-burgun-e-sigurise-se-larte/