Gjykata Themelore në Pejë

Paraburgim të Dyshuarit për Vrasjen e Fëmijës në Strellc

Shqiptimin e një mase të tillë ndaj të pandehurit D.L, për KALLXO.com, e konfirmoi gjyqtarja e rastit Lumturie Muhaxheri.

Sipas Muhaxherit, në seancën për caktimin e masës së paraburgimit,  Flamur Kelmendi, mbrojtësi i të dyshuarit, nuk e kundërshtoi prokurorin e rastit për shqiptimin e një mase te tillë. Mirëpo, sipas Muhaxherit, Kelmendi kërkoi kundërshtoi kualifikimin juridik të veprës penale, nga vrasje e rëndë, në vrasje të rendomë.

Muhaxheri tha se i dyshuari nuk u deklarua fare në seancë duke u mbrojtur në heshtje.

Sipas aktvendimit për fillimin e hetimeve, i pandehuri 19 vjeç D.L, dyshohet se më 23 dhjetor në fshatin Strellc, të Deçanit, me armën AK 47 kalibër 7.62, kishte shtirë disa herë drejt lokalit “Dyner Joni”, me ç’rast kishte privuar nga jeta të miturin me iniciale Y.M të moshës 11 vjeçare.

I pandehuri D.L, dyshohet se ka kryer edhe veprën penale, mbajtja në pronësi kontroll të paautorizuar të armëve .

Për arrestimin e të pandehurit në fjalë, KALLXO.com ka raportuar mbrëmë.

http://kallxo.com/bresheria-e-plumbave-ia-merr-jeten-9-vjecarit-ne-strellc/