Pacolli: Së shpejti Kosova do të aplikoj për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike të Kuvendit të Kosovës ka arsyetuar ngecjen e procesit të njohjeve për Republikën e Kosovës.

“Procesi i njohjeve është i ngadalësuar sepse te shtetet e madh është vështirë sepse interesat e tyre janë të ndryshme. Kosova te këta  ka shumë pak për të kontribuar. Jemi shteti numër 1 qe ka njohje më së shumti në rajon  dhe me më se shumti marrëdhënie diplomatike”, tha Pacolli duke shtuar se bota është nda me tri shtete: pro ruse, pro kineze, pro perëndimore.

Ndërsa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca pyeti ministrin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Sa i përket Këshillit të Evropës, para pesë viteve si delegacion kur kemi fol me përfaqësuesit atje relevant, na është thënë që Gjykata Speciale duhet ta kryej punën e vet paraprakisht para se Kosova të jetë pjesë e atij këshilli. Po flasim para 5 viteve. A ka ndërruar diçka në këtë drejtim. Pyetja ime e dytë ka të bëjë me drejtësinë dhe krimin e organizuar në botë?”, pyeti Konjufca.

Në përgjigjen e tij për deputetin Konjufca, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli tha që shumë shpejtë Kosova do të aplikoj për anëtarësim në KE.

“Sot është konfirmuar se z. Rengers ministri i Jashtëm i Belgjikës do të jetë sekretar i përgjithshëm i KE-së. ai është mik i imi. Kemi një marrëveshje të pashkruar se do ta ndihmojë Kosovën. Besoj menjëherë pas zgjedhjeve do të aplikojmë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ka qenë një strategji për të mos aplikuar njëherë qe të pritet të vijë sekretari i ri dhe të ndodhin zgjedhjet”, tha Pacolli.

https://kallxo.com/pacolli-flet-per-lobimin-qe-sipas-tij-po-behet-per-tu-anetaresuar-ne-interpol/

.