ORCA mbështet kërkesën për shkarkimin e të UD Drejtores së AKA-së
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) e ka mbështetur kërkesën e Këshillit Shtetëror i Cilësisë për shkarkimin e UD Drejtores së Agjencisë Kosovare të Akreditimit, Shyhrete Reçica.
“ORCA është e shqetësuar me veprimet e ushtrueses së detyrës të Drejtores së Agjencisë së Kosovës për Akreditim, e cila në pikëpamjen e ORCA-s ka tejkaluar kompetencat e saj”, thuhet në reagimin e ORCA-s.
Sipas raportimeve në media, Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akuzuar UD Drejtoren e Agjencisë së Kosovës për Akreditim se ka tejkaluar kompetencat e saj, duke vlerësuar punën e KShC-së, dhe duke bllokuar pagesën e anëtarëve të KShC-së.
ORCA pret nga Ministri i Arsimit që të ushtrojë kompetencat e veta për të shmangur komplikimet e mëtutjeshme në këtë Agjenci.
“ORCA e mbështet Këshillin Shtetëror të Cilësisë në punën e vet dhe i rikujton publikut se legjitimiteti i KShC buron nga 76 votat e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas procesit më transparent të emërimit të zyrtarëve publikë që ka ndodhur ndonjëherë”, vazhdon reagimi i ORCA-s.
ORCA është organizatë që po monitoron punën e KShC-së, duke marrë pjesë në takimet e rregullta si monitoruese dhe në reagim thuhet se deri tani nuk ka vërejtur asnjë indikacion që tregon që KShC nuk është duke vepruar konform detyrave dhe obligimeve të veta të përcaktuara me ligjet e vendit.
Më herët KALLXO.com ka shkruar për shkresën drejtuar Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi, nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë ku është kërkouar shkarkimi i UD Drejtores së Agjencisë Kosovare të Akreditimit, Shyhrete Reçica.
Këshilli Shtetëror i Cilësisë kërkon ‘zëvendësimin e menjëhershëm’ të UD Drejtores së AKA-së