Foto: Faqja Zyrtare/ Facebook

Opozitarët në Mesditë Takohen me Presidenten

Liderët opozitarë do të takohen sot me Presidenten Jahjaga.

Lajmin e bëri të ditur për KALLXO.com Frashër Krasniqi, zëdhënësi i “Vetëvendosjes”.

Sipas Krasniqit liderët e tri subjekteve opozitare janë nisur për në Presidencë ku do të takohen me Jahjagën.

Gjatë vikendit kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta qëndroi në Kosovë për të gjetur zgjidhje për situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij.

Meta u takua edhe me Jahjagën.

Jahjaga edhe gjatë tetorit zhvilloi takime me liderët e pozitës dhe opozitës në përpjekje për të zbutur dallimet mes tyre.

Opozita po kërkon tërheqje të nënshkrimit të qeverisë nga marrëveshjet për asociacionin dhe demarkacionin të nënshkruara më 25 e 26 gusht në Bruksel e Vjenë.