
Foto: KOK
Notarja Melisa Zhdrella thyen rekordin e Kosovës në Lojërat Olimpike në Buenos Aires
07.10.2018 - 20:01
Notarja Melisa Zhdrella ka thyer rekordin e Kosovës në disiplinën 50 metra bretkocë, në garat e zhvilluara sot në Lojërat Olimpike për të rinj në Buenos Aires në Argjentinë.
Zhdrella pati kohën 35.44 sekonda, me të cilën theu rekordin e mëparshëm të Kosovës i cili ishte 35.51 sekonda.
Sa i përket renditjes së përgjithshme, Zhdrella zuri vendin e 35-të nga 43 garuese.
Melisa do të garojë edhe më 11 tetor në disiplinën 50 metra stil i lirë.