FOTO ILUSTRIM

Një muaj paraburgim të dyshuarit për 7 vjedhje në Komunën e Gjakovës

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kundër të pandehurit E.D., me dyshimin se i njëjti, në mënyrë të vazhdueshme, edhe atë 7 herë ka kryer veprën penale “ vjedhje”.

I pandehuri dyshohet se ka kryer shtatë vjedhje, në data dhe lokacione të ndryshme, dhe sipas deklaratave të dëmtuarve, dëmi material arrin vlerën 1120 euro, dhe gjërat që i njëjti dyshohet që ka vjedhur janë 5 biçikleta, një laptop dhe dy parë atlete.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, dhe i ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit prej një muaji.