Nga dita e hënë koreodrama 'KUMT' e Ansamblit SHOTA nisë rrugëtimin në disa qytete shqiptare

Koreodrama “KUMT” e realizuar gjatë këtij shtatorit nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “SHOTA”, nga dita e hënë, më 19 nëntor 2018, do të nisë një rrugëtim në disa qytete shqiptare.

Ky rrugëtim i Ansamblit “SHOTA” më shfaqjen “KUMT”, do të realizohet në kuadër të festave të Nëntorit dhe “Vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut”.

Në fillim, të hënën, më 19 nëntor 2019, “KUMT’ do të shfaqet në qytetin e Podujevës, në kuadër të Festivalit “Teatri Ndryshe”, për të vazhduar me datë 21 nëntor në teatrin “Turbina” në Tiranë.

Më 22 nëntor shfaqja “KUMT”, do të shfaqet në Shtëpinë e Kulturës në qytetin e Tetovës, kurse me datë 27 në qytetin e Gjilanit.

Ndërkaq më 28 Nëntor, shfaqja “KUMT”, do të shfaqet në Ulqin, qytet në të cilin, po me këtë datë, në organizim të Unionit të Shqiptarëve në Mal të Zi, do të vendoset edhe busti i Skënderbeut.

Përveç këtyre paraqitjeve, ansambli, “SHOTA”, në 24 nëntor, do të hapë turneun Ndërkombëtar të Boksit “Adem Jashari” në qytetin e Mitrovicës dhe një ditë më vonë ky ansambël do të performojë në Prizreni, në manifestimin kulturor, të organizuar, me rastin e vendosjes së shtatoreve të udhëheqësve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Pas premierës, kjo shfaqje, gjatë muajit tetor është shfaqur në qytetin e Dibrës dhe Kërçovës, në Maqedoni.

Koreodrama “KUMT” është dhënë premierë në muajin shtator të këtij viti në Prishtinë.

Koreografia dhe regjia e shfaqjes është bërë nga Gjergj Prevazi, muzika nga Valton Beqiri, kurse kostumet janë bërë nga Vesa Kraja.

Në shfaqje interpreton trupa artistike e Ansamblit “SHOTA”.