Koreodrama ‘KUMT’ e Ansamblit 'ShOTA' shfaqet sot në Gjilan

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve do të shfaq sot në mbrëmje në Gjilan koreodramën “KUMT”.

Shfaqja jepet në Teatrin e Qytetit, duke filluar nga ora 20:00 dhe shfaqet për ndër të Festës së 28 Nëntorit, apo Festës së Flamurit.

Shfaqja “Kumt’ me regji dhe koreografi të Gjergj Prevazit është krijuar enkas për shënimin e Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut, dhe gjatë këtij muaj ka pasur edhe disa prezantim nëpër disa qytetet, në kuadër të festës së 28 nëntorit.

Shfaqja është dhënë premierë në shtatorë të këtij viti dhe është konsideruar si një nga krijimet më të rëndësishme të këtij ansambli.

Përveç shfaqjes KUMT gjatë ditës së sotme në Gjilan do të ketë edhe një serë aktivitetesh në kuadër të Festës së Flamuri.