Ansambli ‘Shota’ të premten mban koncert kushtuar doajenëve të muzikës shqiptare

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” do të mbajë nesër (e premte) koncertin e radhës, “Koncerti i Pranverës”.

Ansambli “Shota” ka bërë të ditur se ky koncert, njëherazi është edhe homazh për tre doajenët e skenës muzikore shqiptare, që vdiqën në vitin 2021, kompozitorin Fahri Beqiri, këngëtarin Ismet Bogujevci dhe Shaqir Hotin, kantautor – instrumentist.

Ky koncert mbahet në sallën e Teatrit Kombëtar dhe fillon në ora 20:00.