Aktivitetet për festat e nëntorit - Foto: Komuna e Skenderajt

Skenderaj paralajmëron aktivitetet për festat e nëntorit

Komuna e Skenderajt ka nisur përgatitjet për aktivitetet që do të mbahen në kuadër të festave të nëntorit.

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka bërë thirrje për pjesëmarrje në edicionin e 14-të të Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare”, i cili do të mbahet më 26, 27 dhe 28 nëntor në orën 16:00, në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj.

Në kuadër të festave të nëntorit gjithashtu, Komuna e Skenderajt paralajmëron se Federata e Boksit të Kosovës organizon turnirin e 20-të ndërkombëtar më radhë “Adem Jashari”.

Turniri do të mbahet në Pallatin e Sporteve “Minatori” në Mitrovicë, më 24 dhe 25 nëntor, nga ora 15:00.