Në prag të 28 Nëntorit, Ministri i Mbrojtjes viziton disa familje të dëshmorëve në Tropojë

Në nderë të festave të nëntorit, Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka vizituar disa familje të dëshmorëve të vendit.

Mehaj, vizitat e tij i bëri në katër familje të dëshmorëve të rënë. Ai e filloi me familjen e dëshmorit Bylbyl Breçani, në Markaj të Tropojës, derisa më pas vazhdoi vizitat e tij në Shipshan të Tropojës, ku u takua me familjen e dëshmorit, Husen Mulla.

Pas Shipshanit, Mehaj i bëri vizitë edhe familjes së komandat, Tahir Sinani në Gri të Tropojës.

Ndërsa mbrëmjen e mbylli në konakun e familjes së dëshmorëve Adem dhe Xhevahir Selmani nga Tropoja.

Në Gri të Tropojës, familja e komandat Tahir Sinani. Foto: Armend Mehaj/Facebook
Në Markaj të Tropojës, familja e dëshmorit Bylbyl Breçani. Foto: Armend Mehaj/Facebook
Në Shipshan të Tropojes, familja e dëshmorit Husen Mulla. Foto: Armend Mehaj/Facebook
Në Tropojë, familja e dëshmorëve Adem dhe Xhevahir Selmani. Foto: Armend Mehaj/Facebook