Koreodrama ‘KUMT’ shfaqet në festivalin e teatrove shqiptare në Dibër

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe valleve “Shota”, do të shfaqë koreodrmanën ‘Kumt” të premten më 5 tetor 2018, në qytetin e Dibrës në Maqedoni.

“Kumt” do të shfaqet në kuadër të edicionit të 17-të të Festivalit “Teatri shqiptar në Maqedoni” që mbahet në këtë qytet.

Përveç Dibrës, koreodrama kushtuar Skënderbeut do të jepet edhe në Kërçovë më 6 tetor 2018.

Koreodrama ‘KUMT” është dhënë premierë në skenën e Teatrit Kombëtar nga AKKV “Shota”, dhe i kushtohet  550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe në kuadër të ‘Vitit mbarëkombëtarë të Skënderbeut’

Koreografia dhe regjia e shfaqjes është bërë nga Gjergj Prevazi, muzika nga  Valton Beqiri, ndërsa rolet kryesore të Skënderbeut dhe Donikës i luajnë Besnik Graiçevci dhe Artiola Shala.