Lokali ku u vra Ylber Malaj | Foto: KALLXO.com

Nesër Falet Gjaku i Nëntëvjeçarit nga Strellci

Të mërkurën pritet të bëhet falja e gjakut të nëntëvjeçarit Ylber Malaj që u vra më 23 dhjetor të vitit të kaluar në qendër të fshatit Strellc.

Lajmin për media e ka bërë të ditur Zyra e Informimit në Komunën  e Deçanit.

“Ju njoftojmë se të mërkurën më 02 nëntor 2016 në ora 11:30 në Sallën e Konferencave në objektin e Komunës së Deçanit do të behet falja e gjakut mes dy familjeve Malaj-Lufaj nga Strellci i Epërm dhe Strellci i Ulët të Deçanit,” thuhet në njoftimin e kësaj zyreje.

Zyra e komunës bën të ditur se në ceremoninë e pajtimit do të marrë pjesë kryetari i Deçanit Rasim Selmanaj, klerikë fetarë dhe qytetarë.

Ylber Malaj u vra në fshatin Strellc të Deçanit nga një breshëri plumbash që qëlluan një lokal ku ai po rrinte me të vëllanë dhe persona tjerë.

http://kallxo.com/bresheria-e-plumbave-ia-merr-jeten-9-vjecarit-ne-strellc/

KALLXO.com foli edhe me familjarët e Malajt, ditën e varrimit të tij.

http://kallxo.com/rrefimi-per-vrasjen-e-11-vjecarit-ne-stellc/