‘Në Hetimet për Vjedhjet në Tatime ka Pasur Çalime’

Sulejmani tha për emisionin “Jeta në Kosovë” se informacionet që kallxuesi Murat Mehmeti i kishte dhënë në tri seritë e trilogjisë “Vjedhja e Organizuar Tatimore” kanë qenë të vlefshme për organim e akuzës ndërsa konfirmoi se janë zgjeruar hetimet në dyshimet për këtë vjedhje milionëshe.

“Dosido ka qenë informacion shumë i vlefshëm që ka rrjedhur nga emisioni dhe ju siguroj që ky rast do të trajtohet me seriozitetin më të madh për çka janë zhvilluar takime me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale si dhe prokurorin e lëndës që ka pasur që ka pasur më parë”, tha Sulejmani.

Ai tha edhe se ka pasur çalime në lidhje me hetimet dhe se prokurorit të rastit i janë dhënë instruksione si të veprohet.

“Janë dhënë instruksionet se si të veprohet në të tashmen, tashmë është vërejt realisht se ka pasur çalime”, shtoi Sulejmani.

Murat Mehmeti si Shef i Njësisë së Hetimeve në ATK kishte zbuluar skemën gjigande të vjedhjes në tatime që u përshkrua në tri episode të emisionit ‘Jeta në Kosovë’.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: