Ministria e Financave dhe Banka Botërore me dinamikë të re të implementimit të marrëveshjeve

Ministri i Financave, Bedri Hamza gjatë vizitës së tij në takimet e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore është takuar me Zëvendëspresidentin e Bankës Botërore, Cyril Muller.

Hamza ka informar Muller për zhvillimet në fushën e ekonomisë dhe financave në Kosovës.

Ministri në këtë takim ka folur edhe për një dinamizëm të ri të implementimit të  cilin e ka zhvilluar Ministria e Financave, sa i përket  Marrëveshjeve që Banka Botërore i ka lidhur në të kaluarën me shtetin e Kosovës, si dhe me Marrëveshjet e reja të cilat këtë vit në emër të shtetit të Kosovës i ka nënshkruar Ministria e Financave.

Zëvendëspresidenti i Bankës Botërore, Cyril Muller falënderoj Ministrin Hamza për takimin dhe e përgëzoi për një trend kaq të mirë makrofiskal që ka  Kosova.

‘’I keni dhënë një dinamizëm të ri të implementimit të marrëveshjeve, kjo jo vetëm që ndihmon në implementimin në kohë të marrëveshjeve në fuqi por edhe na motivon dhe jep forcë që të hyjmë në marrëveshje të reja me Kosovën’’ është shprehur Muller.

Cyril Muller u shpreh se Banka Botërore është e gatshme ti përgjigjet kërkesave të Kosovës për mbështetje të mëtutjeshme në fushat e identifikuara.