Ministri spanjoll i Drejtësisë, Rafael Catala - Foto: Rtv21
Ministri Spanjoll i Drejtësisë: Spanja Nuk do ta Njohë Kosovën
02.4.2018 - 21:55
Ministri spanjoll i Drejtësisë, Rafael Catala gjatë një bisede të zhvilluar sot në Marok me ministren e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviq, ka pohuar se vendi i tij nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Siç raporton Tanjug, nga ana tjetër, Kuburoviq theksoi se Serbia mbështet integritetin territorial të Spanjës, e cila aktualisht po përballet me shpalljen e pavarësisë së Katalonisë.
Spanja është njëri nga pesë vendet e Bashkimit Europian që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës./21Media