Ilustrim

Ministri: Rrugët Magjistrale dhe Autostradat Janë të Kalueshme

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka bërë të ditur se pavarësisht motit me borë dhe temperaturave të ulëta, rrugët magjistrale dhe autostradat në Kosovë janë të kalueshme.

“Rajonin e ka përfshirë një mot me borë dhe temperatura të ulta, nga kjo pashmangshëm është përfshirë edhe Kosova. Deri tani gjendja është në kontroll, rrugët magjistrale dhe autostradat janë të kalueshme. Rrini me vëmendje për ngrica sidomos gjatë natës ku temperatura do të jetë minus”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Tutje ministri ka thënë se kompanitë e mirëmbajtjes nën mbikëqyrjen e menaxherëve të tyre rajonal janë në detyrë.

“Rrugët që i takojnë Ministrisë së Infrastrukturës do të kenë vëmendjen e shtuar, por kjo nuk nënkupton që nuk jemi të gatshëm t’iu dalim në ndihmë edhe Komunave në rrugët e tyre nëse kjo do të jetë e nevojshme”, thuhet në postimin e Lekajt./21Media