Pal Lekaj. Foto: Kallxo.com

Ministri: Po Mbajmë nën Monitorim Rrugët

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme të gjitha akset rrugore shkaku i borës dhe ngricave.

Këtë informacion ministri e ka shoqëruar me një video të shkurtër të postuar në rrjetin social “Facebook”.

“Po mbajmë në monitorim të vazhdueshëm të gjitha akset rrugore”, ka shkruar Lekaj.

Edhe dje ministri kishte postuar një shkrim, ku kishte porositur qytetarët të jenë të vëmendshëm  gjatë ngasjes për shkak të ngricave sidomos gjatë natës, kur temperaturat do të jenë nën zero.

Po mbajmë në monitorim të vazhdueshëm të gjitha akset rrugore.

Publiée par Pal Lekaj sur Lundi 26 février 2018