Memli Krasniqi - Foto: KALLXO.com

Memli Krasniqi Kërkon Qartësi për Deportimin

Memli Krasniqi kërkoi sot që të ketë qartësi për depërtimin e djeshëm të shtetasve turq.

“Kuvendi duhet të njoftohet për zhvillimet e djeshme me detaje, për arsyet dhe efektet e këtij aksioni. Duhet ta dimë se do të ndikojnë pozitivisht apo negativisht veprimet e këtij aksioni”, tha Krasniqi.

Ai kërkoi llogari nga institucionet nmë lidhje me arrestimin dhe depërtimin e turqve.

“Duhet të kërkohet llogari nga institucionet. Kërkojmë nga qeveria veprime të shpejta që lidhen me informimin e qytetarëve sa përket kësaj çështje. Duhet të kemi një qartësim në lidhje me zhvillimet e djeshme për arsyet që kanë quar në zhvillimet e djeshme”, tha Krasniqi.