Arkiv: Marshi i grave në Prishtinë | Foto: KALLXO.com

Mbahet diskutimi 'Dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje'

Sot në Qendrën Mediale në Çagllavicë, me fillim në ora 11:00, do të mbahet debati publik me temën “Dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje”.

Pjesëmarrës në panel do të jenë: Flora Macula-shefja e Zyrës së UN WOMEN në Kosovë, Tahire Hixholli nga Policia e Kosovës , Marija Raduloviç – Zëvendësja e Ombudspersonit, Svetlana Daniç – Viktimë e dhunës në familje dhe Gordana Đoriç, kryetare e shoqatës grave të biznesit „Avenija“.